Faton Hajrizi shpallet në kërkim në Serbi

by Nexhat

Pjesëtarët e MPB-së serbe kanë thënë se intensivisht janë në kërkim të Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq mbrëmë në Lloznicë.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse e vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, tha MPB-ja serbe.

Me këtë njoftim, MPB-ja serbe e konfirmon se Faton Hajrizi është tashmë i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë.

Hajrizi dyshohet për vrasjen e policit 34-vjeçar serb, Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e oficerit tjetër policor, Vjekoslav Iliq.

Të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se informacionet për deklaratën e Artan Hajrizit se vëllai i tij ia ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij tashmë kishte ardhur në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë.

Daçiq ka thënë se ka qenë sulm terrorist, andaj rastin po e merr Prokuroria për Krim të Organizuar, sepse është sulm ndaj një polici në detyrë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy