KFOR-i vendos tela gjemborë para objektit komunal në Zveçan

by informim

Në Zveçan pjesëtarë të KFOR-it tashmë kanë filluar vendosjen e telave gjembor në afërsi të objektit të Komunës.

Siç raporton REL-i sot në Zveçan numri i protestuesve është më i madh në krahasim me një ditë më parë.

banner

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.

Image
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy