Emile Smith Rowe ka pasur një vit shumë të vështirë me fanellën e Arsenalit.
Mesfushori i talentuar anglez ishte në top formë edicionin e kaluar, por këtë sezon ka vuajtur shumë nga lëndimet ku e ka humbur pjesën më të madhe të sezonit.
Në fakt mesfushori ofensivë ka zhvilluar në total vetëm 15 paraqitje duke bërë dy asistime, derisa nuk ka më shumë se 241 minuta të luajtura.
Përkundër ofertave të shumta nga klubet angleze, Arsenali nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij, pasi trajneri Mikel Arteta ka vendosur ta mbajë në skuadër.
West Ham United, Aston Villa, Newcastle United dhe Fulham ishin skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij, por sipas The Sun drejtuesit e skuadrës londineze kanë refuzuar të gjitha ofertat.
Mikel Arteta beson te anglezi dhe pret që ai të jep kontribut të madh në sezonin e ri.
22-vjeçari ka dalë nga akademia e Arsenalit, derisa ishte i huazuar për gjashtë muaj te RB Leipzig dhe për gjashtë të tjerë te Huddersfield.