Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shqiptuar 787 gjoba për subjekte juridike që kanë shkelur të drejtat e punëtoreve.
Ai ka thënë se në këtë periudhë janë inspektuar 5 mijë e 960 subjekte juridike.
Sipas tij, gjobat më të mëdha të shqiptuara janë në lidhje më marrëdhënien e punës dhe se sektorët në sektorët e ndërtimtarisë, gastronomisë, të prodhimit, raporton Ekonomia Online.
“Për janar-qershor të këtij viti 2024 (IQP) ka inspektuar 5 mijë e 960 subjekte juridike që i bie 2 mijë e 200 e 85 juridike më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përgjatë kësaj periudhe Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar 787 masa ndëshkimore apo gjoba apo që i bije 385 gjoba më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023”, u shpreh Nikçi.
“Marrëdhënia e punës është ajo që Inspektorati i Punës, shqipton gjoba më së shumti do të thotë që buron nga ligji i punës. Sektorët më së shumti, janë sektori i gastronomisë, sektori i prodhimit, sektori i rrjetit të marketeve e kështu më radhë”.
Kurse, sa i përket shkeljeve që janë gjetur, Nikçi, ka thënë se kanë të bëjnë me shkëputje e njëanshme e kontratës, moskompensim i orëve jashtë orarit, moskompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe moskompensim i orëve gjatë festave zyrtare.
“Shkeljet janë, shkëputje e njëanshme e kontratës mos-kompensim i orëve jashtë orarit mos-kompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe mos-kompensim i orëve gjatë festave zyrtare. Në rritjen e numrit të inspektimeve që i bijën që edhe ne si Inspektorat Qendror i Punës, kemi ngritur kapacitetin, kemi rritur prezencën d.m.th kemi trefishuar prezencën tonë në teren, kemi dyfishuar numrin e inspektorëve, më aq sa kemi arritur të bëjmë inspektime do të thotë dyfishim apo trefishim të inspektimeve. Ne gjithashtu, kemi arritur edhe të identifikojmë edhe shkelje më shumë se vitin e kaluar”, ka thënë Nikçi.
Megjithatë, pavarësisht shkeljeve, Nikçi, tha se për periudhën gjashtë mujore nuk ka asnjë rast të vdekjes në vendin e punës.
“Për këtë gjashtë mujor, kemi patur 0 vdekje në vendin e punës, si pasojë e kushteve të punës dhe iu kujtojë që për gjashtë mujorin e vitit të kaluar kemi patur shtatë vdekje në vendin e punës. D.m.th, kemi një sukses në këtë drejtim ku ky gjashtë mujor na qetë në 0 vdekje në vendin e punës. Kjo ka ndodhur si rezultat i trefishimit të numrit të inspektimeve dhe dyfishimit të numrit të inspektorëve që prezenca jonë në teren është shumë më e madhe se që ka qenë dikur”, tha ai.