“Dy duar për një kokë e kokën për atdhe”- në Podujevë vendosen pankarta për Faton Hajrizin

by Nexhat

Vrasja e Faton Hajrizit nga autoritetet në Serbi, pasi që ky i fundit u tha se kishte vrarë një zyrtar policor serb dhe kishte plagosur një tjetër, ka nxitur reagime të shumta.

Shumë prej qytetarëve në rrejtet sociale, e kanë përkrahur atënë veprimet e tij, ndonëse ishte arratisur nëntë herë nga burgu

Së fundmi në qytetin e Podujevës dy persona të maskuar thuhet se kanë vendosur një pankartë të Hajrizit.

“Dy duar për një kokë e kokën për atdhe”, është mbishkrimi në këtë pankartë. Pamjet janë publikuar nga media lokale.

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi të premten

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje të shtunën për nisjen e një hetimi vendor dhe ndërkombëtar për, siç ka thënë ajo, nxitjen dhe organizimin e arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës për në territorin e Serbisë.

Ministrja Haxhiu ka thënë se nuk dihet me siguri nëse Hajrizi është vrarë dhe nëse apo, a ka ndodhur akti në Serbi, apo në Republikën Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

“Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy