Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Reshjet parashihet të fillojnë para mesditës në zona të caktuara, të cilat do të jenë të izoluara, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të intensifikohen lokalisht, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.