Policia e Prishtinës zbatoi 253 urdhëresa të gjykatës, sekuestroi edhe armë javën e kaluar

by Merita

Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës që shkoi kanë zbatuar 253 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 për vepra penale, ndërsa për të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

banner

Armët ishin të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, ndërsa u sekuestruan edhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në këto aksione që u kryen të ndara në lokacione të ndryshme, gjatë kësaj periudhe u sekuestruan tetë armë – katër nga to të zjarrit.

Armët ishin të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, ndërsa u sekuestruan edhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Policia aktivitetet e saj i zhvilloi edhe në trafikun rrugor, duke shqiptuar 4 mijë e 311 gjoba brenda javës së kaluar.

“Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara. Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4702  masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy