Mbyllen edhe dy pika të derivateve në veri, Ministria paralajmëron “masa ndëshkuese strikte” për shkelësit e ligjit

by Nexhat

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i ka mbyllur përkohësisht dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq pas konstatimit se po operonin pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tha përmes një komunikate se “ky aksion është realizuar me sukses nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

banner

“Verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

“**Kujdes!** Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësiaë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi”, paralajmëroi MINT

Ministria tha se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut “do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim”.

Më 15 korrik, Policia e Kosovës i asistoi Agjencisë Kosovare të Privatizimit për verifikimin e pronave në veri, me ç’rast u mbyllën tri pika derivatesh, një në Mitrovicën e Veriut, një në Zubin Potok dhe një afër Liqenit të Ujmanit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy