Policia e Kosovës vendos 10 kamera në afërsi të urës së Ibrit

by Merita

Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e dhjetë kamerave në afërsi të Urës së Ibrit, pranë “Tre Rrokaqiejve” etj, për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.

Kështu ka thënë për mediet zv.drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

banner

“Policia e Kosovës është insitutcioni i vetëm që e bën kontrollimin me video mbikëqyrje të vendeve publike. Policia e kosovës në mandatin e saj e ka prioritet ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin, këto bëhen duke i vëzhguar vendet publike me kamera. Në suaza të kësaj, kemi bërë vendosjen e disa kamerave në pjesën veriore në afërsi të urës së Ibrit që e menaxhon pjesën veriore dhe një gjë e tillë do të vazhdojë në të ardhmen”, tha Elshani për Express.

Ai tha se vendosja e kamerave është bërë edhe te “Tre Rrokaqiejtë”. Në total, Elshani u shpreh se është duke u bërë vendosja e 10 kamerave të reja.

Në të kaluarën policia ka identifikuar lokacione në veri të vendit ku ishin vendosur kamera vëzhguese, në mënyrë ilegale. Policia ka larguar një numër të madh të kamerave, duke bërë të ditur se monitorimin e tyre në vendet publike e bën vetëm Policia e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy