Mihali godet Hykmete Bajramin e Vlora Çitakun: Sa herë që LDK e PDK duan të thonë diçka që s’i besojnë, i nxjerrin ato për ta thënë

by Nexhat

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vet e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami.

Këtë deklaratë Mijali e dha pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë të iu largohen vizat për në zonën schangen

Opozita për këtë e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Sipas Mihalit, Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar  vendimin dhe e ka adresuar siç duhet.

“Çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin respektivisht Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë.  Njëjtë dhe sot për çështjen e vendimit final lidhur me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaportë të Serbisë nga  Këshilli i Bashkimit Evropian. Çfarë ka të bëjë Qeveria e Kosovës me këtë çështje?  Përpos që e ka kundërshtuar dhe adresuar siç duhet dhe atje ku duhet”, ka shkruar Mihali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy