“Duam lista 100% të hapura”, Lapaj: Këta të bëjnë çfarë të duan

by Nexhat

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ka përcaktuar listat e hapura zgjedhore si një formë mes të cilës mundet që vetë qytetari të vlerësojë kandidatin, përmes votës

Në fjalën e tij, Lapaj u shpreh se duhet që vetë partitë të zgjedhin se si do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, me lista të hapura ose jo

banner

“Listat duhet të jenë 100% të hapura. Nuk ka pse të ketë mbrojtje askush në politikë, qytetari mund të të vlerësojë. Nëse duan t’i bëjnë të mbyllura, variantin kushtetues me 1\3 të mbyllura, mund t’a bëjnë opsionale, t’a lënë në vullnetine çdo partie. Pra partia do të mund t’a mbyllë deri në 1\3.” –tha avokati.

Lapaj tha gjithashtu se lëvizja që ai përfaqëson do të hyjë në zgjedhje me lista të hapura. Që sipas logjikës që avokati ndoqi do të thotë se pavarësisht renditjes në listë, kandidati i cili merr më shumë vota, rirenditet dhe fiton mandatin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy