64
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.
Cak janë disa persona që dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Siç merr vesh Sinjali, deri tani janë prangosur disa persona, të cilët kanë qenë objekt i hetimit të një rasti lidhur me dallavere me patentë shofer.
Të dyshuarit pritet të procedohen tutje për intervistim dhe ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit policor.