Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar dje me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ku ka theksuar shqetësimin e saj për vendimin e Këshillit të BE-së për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe. Sipas Osmanit, ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën.
“Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në një njoftim për medie.
Tutje, në njoftim thuhet se Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për takimet e fundit të presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të.
“Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut.