Skena të pabesueshme ndodhen në ditën e parë të Olimpiadës së Parisit! Skuadrat e futbollit të Argjentinës dhe Marokut u takuan në raundin e parë dhe vetëm pas katër orë e 12 minutash u vendos fituesi. Edhe pse u mendua se ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, megjithatë në këtë duel fitues doli Maroku, i cili festoi me 2:1. Kjo ndeshje mjaft emocionuese ra në hijen e kaosit pas një goli të papritur të argjentinasve në minutën e 16-të shtesë.
Gjyqtarët e VAR-it anuluan golin argjentinas të shënuar nga Kristijan Medina në 90+16 në cilin minutë edhe ndeshja u ndërpre për gati dy orë.
Pas dy orëve gjyqtari i ktheu lojtarët në fushë nga dhoma e zhveshjes ku i kishte dërguar sepse pas pakënaqësive të tifozëve maroken nuk ishin krijuar kushtet që ndeshja të përfundonte në mënyrën e rregullrt. Tifozët marokenë vazhdimisht kana hedhur gjithçka që kishin nga tribuna dhe siguria ishtë vënë në pikëpyetje.
Rezultati 2:2 mbeti në fuqi, sepse edhe gjyqtarët e VAR-it ishin në pushim, ndërsa tribunat ishin bosh.
Vetëm kur situata u qetësua, pra dy orë pas golit të Argjentinës, situata në portën e Argjentinës u rishikua në dhomën e VAR-it dhe video e “ngrirë” u publikua në ekranin e stadiumit për ta parë të gjithë.
U konstatua se Medina, golashënuesi, ishte në pozicion jashtë loje (minimumi, i vendosur me centimetra) në momentin kur u aktivizua pas goditjes së traversës së shokut të skuadrës.
Më pas ndeshja vazhdoi, lojtarët dolën për të luajtur tre minutat e fundit të ndeshjes me rezultatin 2:1 për marokenët të cilët arritën të ruanin rrjetën në kohën e mbetur dhe të fitonin.
Argjentina është fituesja e medaljes së artë olimpike në fuqi.
Në ndeshjet e tjera, Spanja mundi Uzbekistanin 2:1, Egjipti dhe Republika Domenikane barazuan 0:0, dhe Zelanda e Re mundi Guinean 2:1.