U bllokuan në Shpellën e Pëllumbave, shpëtohen nga policia 7 turistët në Përmet

by Nexhat

7 turistë të cilët mbetën të bllokuar në “Shpellën e Pëllumbave” janë shpëtuar nga punonjësit e policisë. Ata kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut

Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

banner

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e zonave të mbrojtura, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe  për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy