Në ditët që kanë kaluar që nga shpallja e kandidaturës së Kamala Harrisit për presidente amerikane, të rinjtë anembanë SHBA-së kanë pasur shumë për të shpjeguar.
Rritja e popullaritetit të palmave të kokosit. Një yll pop britanik që bëhet papritmas një forcë politike amerikane. Ringjallja e jeshiles “chartreuse”, raporton bbc.
Mediat sociale ‘eksploduan’ kur presidenti amerikan, Joe Biden dha lajmin për përfundimin e garës për president të SHBA-së dhe përkrahi kandidaturën e zëvendëspresidentes, Kamala Harris. Dhe në orët që pasuan, kampi i fushatës së Harrisit u mbush me plotë entuziazëm.
Llogaria e fushatës Biden-Harris në platformë X ndryshoi emrin në KamalaHQ, duke përdorur mbështetjen e dukshme të superyllit britanik të muzikës Pop, Charli XCX për ta shfrytëzuar si mjet identifikues (në mënyrë të ngjashme me ngjyrë të gjelbër).
Biografia e fushatës në X shkruan, “duke ofruar kontekst”, një referencë ndaj komenteve të shumëpërfolura të bëra nga Harrisi në maj të vitit 2023.
Ndërsa largimi i papritur i presidentit dhe ngritja e mëvonshme e Harrisit kanë injektuar pasiguri në zgjedhje, por përdoruesit e mediave sociale, veçanërisht të rinjtë, janë magjepsur. Por, është e paqartë nëse entuziazmi i sapogjetur do të ndihmojë në angazhimin e votuesve më të rinj, një grup kyç për demokratët në muajin nëntor dhe nëse momentumi politik do të vazhdojë.
Deri më tani, stuhia në internet ka rezultuar e frytshme – fushata ka mbledhur më shumë se 100 milionë dollarë në afërsisht dy ditë që kur presidenti vendosi të tërhiqej – fushata tërhoqi më shumë se 44 mijë gra vullnetare me ngjyrë dhe rekrutoi rreth 58 mijë vullnetarë të rinj
Kokosi, brat dhe momentet online
Republikanët kanë përdorur prej kohësh disa video të gabimeve verbale të Harrisit ose intervistave të vështira të saj. Por në javët e fundit, mbështetësit kanë përdorur të njëjtat video për ta pikturuar atë si të dashur, të këndshme dhe të sinqertë.
Në një video 59-vjeçarja shfaqet në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë duke treguar një anekdotë për nënën së saj.
“Ajo na thoshte, ‘Nuk e di se çfarë keni ju të rinjtë. Mendojeni sikur sapo keni rënë nga një palmë kokosi?”, tha Harris ndërsa qeshte. “Ju ekzistoni në kontekstin e gjithçkaje që jetoni dhe të asaj që ka ndodhur para jush”.
Por video – e transmetuar nga kritikuesit – është përqafuar nga mbështetësit e Harrisit, të cilët tani përdorin emoji të kokosit dhe pemës së palmës për të sinjalizuar besnikërinë e tyre në mediat sociale,
“Kur kundërshtari thotë diçka për ju, ju thjesht e merrni atë dhe e bëni për vete dhe në këtë formë ia keni hequr pushtetin atij”, tha Katherine Haenschen, profesoreshë e Universitetit Northeastern që hulumton efektin e komunikimeve digjitale në pjesëmarrjen e votuesve.
“Memet kanë rëndësi. Memet janë në fakt një mënyrë komplekse për të përcjellë informacionin te njerëzit”, tha ajo.
Mbështetja e dukshme e Charli XCX për Harrisin gjithashtu nxiti furinë në internet. Në orët e para pasi Biden e mbështeti Harrisin, këngëtari shkroi “Kamala is a brat” në platformën X, një referencë për albumin e ri të këngëtarit.
Haenschen tha se termi i referohet grave të kontradiktave, të cilat “mund të zgjedhin rrugën e tyre dhe ato mund të vendosin agjendën e tyre”.
Tweet-i, nga ana tjetër, u shikua 50 milionë herë deri të martën pasdite.
David Hogg, aktivist 24-vjeçar demokrat, i cili themeloi lëvizjen “Marshimi për Jetët Tona” pas të shtënave masive të vitit 2018 në shkollën e mesme në Parkland, Florida, ndau postimin.
“Ky tweet i vetëm mund të sjell shumë vota nga radhët e të rinjve dhe kjo nuk është e papërfillshme”, shkroi Hogg.
Do të arrijë më shumë tek të rinjtë sesa një reklamë në televizione prej një milion dollarësh, tha Annie Wu Henry, stratege politike digjitale që ka punuar në fushatat e demokratëve.
Nga më shumë se 300 video që fushata Biden-Harris ka publikuar në TikTok, tre videot e publikuara që kur Biden u largua kanë grumbulluar 20 për qind të pëlqimeve në të gjithë faqen, sipas Henryt.
Entuziazmi i bazës
Disa ekspertë thonë se strategjia sociale e fushatës së Harrisit nuk është ndryshe nga ajo e ish-presidentit, Barack Obama në vitin 2008.
“Ka kaluar një kohë e gjatë që ne kemi pasur dikë që ka bërë për vete votuesit e rinj dhe është shumë e përfshirë me ta”, tha Philip de Vellis, konsulent për reklamat politike që ka punuar në fushatën e Obamës.
Por, De Vellis paralajmëroi, kjo nuk do të thotë se do të përkthehet në vota.
Ndërsa disa theksojnë se entuziazmi politik në internet tradicionalisht është krijuar nga një fushatë e filtruar më pas tek votuesit dhe përdoruesit e mediave sociale, kjo shtytje për Harrisin ndihet më në bazë, tha Haenschen
Suksesi i Barack Obamës ishte rezultat i një përpjekjeje në bazë, por në një kontekst tjetër. TikTok nuk ekzistonte dhe Facebook sapo po bëhej popullor jashtë kampuseve të kolegjit, tha ajo.
Amerikanët duan të jenë pjesë e një fryme të kohës dhe fushata e Harrisit, në formën e saj aktuale shumë online, u jep atyre një mundësi për ta bërë këtë, tha ajo.
Fushata duhet të lejojë që momenti i meme-ve të Harrisit të ecë në rrjedhën e tij ose të rrezikojë të humbasë, tha Dr Haenschen.
A do të bëjë kjo ndryshim në nëntor?
Sipas Rachel Grant, profesoreshë e studimeve të dijes kulturore, aktivizmit mediatik dhe lëvizjeve shoqërore në Universitetin e Floridës, viraliteti i znj. Harris në këtë moment i lejon asaj të përqafojë shumë identitete të saj.
Votuesit më të rinj mund të gjejnë video të saj duke folur për diçka që rezonon, si përvoja e saj e ndjekjes së Universitetit Howard ose të drejtat e abortit
Tani për tani, milionat që Harris mblodhi në pak ditë i kanë dhënë energji votuesve në një zgjedhje të ngushtë, tashmë katër muaj larg.
Megjithatë, demokratët do të duhet të arrijnë një ekuilibër të animit në viralitetin dhe çështjet kryesore për të siguruar pjesëmarrjen e votuesve.
“Fushata e saj nuk duhet të fokusohet te kokosi, konteksti dhe të gjitha këto”, tha Henry, strategia politike digjitale.
“Ajo duhet të fokusohet te çfarë mund të bëjë për popullin amerikan”, përfundoi ajo