Gjuriq: Nevojitet mbështetje ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjeve

by Merita

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka kërkuar mbështetje të nivelit të lartë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Gjatë vizitës së tij në Romë, Gjuriq ka thënë se nevojitet mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare në nivelin më të lartë kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.

banner

Në takimet që ka zhvilluar në senatin italian, Gjuriq ka thënë se është e nevojshme mbështetja e Italisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-së për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash në kuadër të procesit të stabilizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy