39
Konjufca, Bislimi e Gërvalla bëjnë homazhe te lapidari i policëve të rënë në krye të detyrës
Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri janë bërë homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të cilët kanë bërë homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në detyrë.