Sondazhet e Forbes-Harris X: Trump humb avantazhin me “hyrjen në lojë” të Kamal Harris, çfarë nxjerrin shifrat?

by Merita

Me largimin e presidentit Joe Biden nga gara e zgjedhje të këtij nëntori, si kandidat për demokratët, duke se fushata në SHBA po merr një tjetër rrjedhë.

Teksa pritet që të marrë zyrtarisht kandidaturën e demokratëve për garën presidenciale, zv. presidentja Kamala Harris po përmbys situatën që kishte në favor Donald Trump pas debatit të parë, atentatit dhe konventës republikane pak ditë më parë.

banner

Në sondazhin e fundit të Forbes/HarrisX, epërsia e ish-Presidentit Donald Trump u ngushtua ndjeshëm duke treguar avantazhin e tij ndaj Zëvendës Presidentes Kamala Harris në dy pikë, dukshëm më pak se epërsia që kishte më parë këtë muaj mbi Presidentin Biden.

Drejtor i përgjithshëm i “Harris x” në Washington, që realizoi sondazhin, Dritan Nesho tha për “Forbes” se sondazhi tregon se Harris ka rivendosur zyrtarisht garën, duke fshirë pikët e fituara nga Donald Trump pas konventës dhe se Harris ka energjizuar bazën demokrate, ka rritur epërsinë me gratë dhe ka mbyllur hendekun me të pavarurit. Sipas Neshos, ajo ende po lufton për votën e burrave afrikano-amerikanë dhe Trump në përgjithësi ka ende një bazë më të konsoliduar votuesish.

Ndërsa sondazhet e shumta tregojnë se Harris kryeson kandidatët e tjerë të mundshëm demokratë në një përballje kokë më kokë me Trump, zëvendëspresidenti ka vetëm një vlerësim të miratimit prej 37.8%, sipas mesatares së ponderuar të anketimit të “FiveThirtyEight” (vlerësimi i miratimit të Trump është 42.9%). Sondazhi i HarrisX/Forbes zbuloi gjithashtu se Harris mund të performojë më keq se një kandidatët demokrat me përvojë të cili ka shërbyer si guvernator, senator ose përfaqësues në Kongres” në një përballje kundër Trump.

Lista e ngushtë e kandidatëve për zëvendëspresidentë të Harrisit përfshin guvernatorin demokrat Roy Cooper të Karolinës së Veriut, guvernatorin Mark Kelly nga Arizona, guvernatorin Josh Shapiro i Pensilvanisë dhe guvernatorin e Kentakit, Andy Beshear. Një listë më e gjatë përfshin guvernatorin Tim Walz të Minesotës, guvernatorin Grethen Whitmer të Miçiganit, edhe pse një guvernator JB Pritzker nga Illinois dhe sekretarin e transportit Pete Buttigieg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy