Sevilla vs Roma: Sonte finalja e UEFA Europa League

by informim

UEFA Europa League mund të quhet se është gara e Sevillas. Skuadra spanjolle e ka fituar Kupën UEFA/Europa League në gjashtë raste (2006, 2007, 2014, 2015, 2016, 2020), që është dyfishi i çdo klubi tjetër. Sa herë që kanë arritur në finale të këtij kompeticioni, e kanë fituar atë.

Roma do të garojë në finalen e Kupës UEFA/Europa League për herë të dytë, heren e fundit kishin humbur në vitin 1991 kundër Interit. Kjo është finalja e tyre e pestë e madhe evropiane në përgjithësi, pas 1961 (Kupa e Panaireve), 1984 (Kupa Evropiane), 1991 (Kupa UEFA) dhe 2022 (Liga e Konferencave të Evropës).

banner

Sevilla është favorit i ngushtë për të mposhtur Romën në finalen e Europa League 2022-23 që luhet sonte në Budapest, me një shans 35.9% për të fituar brenda 90 minutave.

Lojen e fundit që e kishin luajtur kundër njëra tjetres ka qenë në vitin 2020 në kuadër të UEFA Europa League ku Sevilla pati fituar me rezultat 2-0.

Kjo lojë do të jetë rasti i 14-të i një skuadre spanjolle që përballet me një skuadër italiane në finalen e një kompeticioni të madh evropian, me skuadrën spanjolle që është kurorëzuar kampione në nëntë nga 13 rastet e mëparshme, duke përfshirë secilën nga tre të fundit.

Nëse Roma fiton këtë ndeshje, José Mourinho do të bëhet trajneri më i dekoruar në historinë e garave të mëdha evropiane me gjashtë tituj të mëdhenj evropianë.

Kjo finale do të luhet në Puskás Aréna të Budapestit. Do të jetë hera e katërt që Hungaria pret një finale të madhe evropiane dhe e para që nga viti 1985. Kjo ndeshje do të pasojë Leeds United kundër Ferencvárosi TC në Fairs Cup në 1968 (ndeshja e dytë), Newcastle United kundër Újpest në Fairs Cup në 1969 (ndeshja e dytë), dhe Real Madrid kundër Fehérvár në Kupën UEFA në 1985.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy