Pesë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Lipjan babai ka raportuar se ka pasur përleshje fizike me djalin e tij. Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë.
“DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”
Ndërsa në Pejë kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje.
Në rastin e parë një burrë është sulmuar fizikisht nga gruaja dhe dy djemtë e tij. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”
Në rastin tjetër një person është arrestuat pasi ka sulmuar motrën dhe familjarët e burrit të saj.
“Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Në Vushttri një burrë është arrestuar pasi e ka rrahur gruan e tij. Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Vushtrri / 27.07.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”