Sot shënohet 102-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA

by Nexhat

Sot më 28 korrik, shënohet 102 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 28 korrik 1922, marrëdhëniet diplomatike nisën pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Woodrow Wilson, iu doli në krah të shqiptarëve.

banner

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vjetësh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991, me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.

Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.

Ambasadori i parë shqiptar në Washington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që vizitonte Shqipërinë, ishte sekretari amerikan i Shtetit James Baker i cili erdhi në Tiranë më 21 qershor 1991, tre muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve.

Ndërsa presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi Shqipërinë ishte presidenti George W. Bush më 10 qershor 2007.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy