Nga Kongresi Zgjedhor i PS, Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama ka propozuar ndryshime në qeveri.
Taulant Balla ikën si ministër i Brendshëm, për të marrë postin e ministrit të Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, vend i lënë vakant pas largimit të Elisa Spiropalit, e cila do të zërë vendin e Lindita Nikollës si kryetare e Parlamentit.
Ndërkohë që në krye të ministrisë së Brendëshme do të emërohet Ervin Hoxha. Petrit Malaj do të emërohet ministër i Financave në vend Ervin Metes.
Pirro Vëngu do të emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit, i cili do të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS në vend të Bledi Cuçit. Kurse Bledi Çuçi do të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit
Rama informoi se pas këtij takimi do t’i dërgojë Presidentit të Republikës propozimet për disa ndryshime në qeveri.
Propozimet janë si më poshtë:
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla
Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha
Ministër i Financave Petrit Malaj
Ministër i Mbrojtjes Pirro Vëngu