PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

by Nexhat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i deputetëve të shumicës për zëvendësimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit nga radhët e opozitës të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, është i paligjshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit.

Tahiri ka theksuar se në panikun e gjetjeve të deritanishme të komisionit, kjo mbledhje është zhvilluar pa i njoftuar deputetët e opozitës për mbajtjen e saj

banner

Ai thënë se PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale për të hetuar aferën korruptive të manipulimit me tekstet shkollore.

“Si grup parlamentar iniciues të këtij Komisioni Hetimor, vendimin e sotëm të deputetëve të shumicës parlamentare e konsiderojmë jo vetëm të paligjshëm, por atak të drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit si përfaqësues i popullit, vendim i cili, në të njëjtën kohë është edhe një provë shtesë se pse pushteti i frikësohet hetimit të kësaj afere dhe pse ka vendosur që në mes të procesit t’a bllokojnë këtë komision”.

“Në bazë të nenit 10 të ligjit në fuqi për Hetimin Parlamentar, kryetari dhe zëvendës-kryetari i Komisionit Hetimor i takon opozitës, prandaj edhe Kuvendi në seancë plenare ka vendosur për përbërjen e tij me rastin e themelimit të Komisionit. Për këtë vendim të paligjshëm e të turpshëm, do të kërkojmë sqarime edhe nga Kryetari i Kuvendit, para se ti drejtohemi Prokurorisë Speciale për të hetuar këtë aferë korruptive, që ka për kryeprotagoniste Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci”, ka njoftuar Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy