Akil Gjakova ka ngelur pa medalje në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi u mposht nga Soichi Hashimoto në një luftë për medaljen e bronztë të hënën pasdite. Xhudisti kosovar synonte të bëhej burri i parë që fiton medalje olimpike në historinë e sportit kosovar.
Humbja nga xhudisti Heydarov i Azerbejxhanit ia pamundësojnë vazhdimin e garës për të arten ndërsa humbja nga Japonezi Hashimoto ja humbi mundësinë për medaljen e bronztë.
Më herët gjatë ditës, xhudistja Nora Gjakova u eliminua qysh në rrethin e parë të garës, ndërsa Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë një ditë më parë.
Kosova e ka fituar vetëm një medalje deri tani në Parisi 2024, ku po përfaqësohet nga nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.