Kongresi i PS/ Lubonja: Kemi aparencën dhe prapaskenat, nuk u tha asnjë arsye pse ndodhën ndryshimet…

by Nexhat

Ndryshimet në Qeveri, emërimi i Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit, si dhe Kongresi i PS-së, ku Kryeministri Edi Rama njoftoi këto zhvillime, ishin në qendër të emisionit “Open” në News24

Referuar këtyre zhvillimeve, opinionisti Fatos Lubonja tha se janë dy pamje: skena dhe prapaskena, ose aparanca dhe substancat

banner

“Aparenca dihet, ne jemi më të mirët, një unitet rreth liderit të partisë, lideri që flet me një lloj fjalimi programatik, duke bërë programin deri në 2030, ndërsa prapaskena është ajo që ne tentojmë të kuptojmë, por që nuk arrijmë se është e mbuluar.

Nëse kishte lajm mbrapa kësaj fasade ishte largimi i Taulant Ballës, por ne nuk e dimë pse e hoqi Rama si ministër i Brendshëm

Kjo është një çështje me interes publik. Një nga teoritë që thuhet është se i ka dalë emri i metamorfoza. Një tjetër teori është që ai ka folur te amerikanët. Ca të tjerë e lidhin me Erion Veliajn dhe të tjerë e lidhin me Toyota Yaris

Të gjitha këto janë hipoteza, që ne nuk e dimë se sa të vërteta janë, por janë shqetësuese.

Tani pyetja që lind është: çfarë partie është kjo? Si nuk flet askush, si nuk del askush të thotë hallet, as të kërkohet llogari pse u hoqën këta ministrat.
Sot pashë ata banorët e Thumanës, që trajtohen si miza, i kanë mbyllur rrugën, që të marrë paratë ai që ka vënë traun. Dëgjuat gjë për këto problemet, asgjë.
Tani këta ministrat që hiqen dhe nuk dinë, si ka mundësi, ka humbur njerzillëku. Këta sikur janë makina robot që i komandon ky”, tha Lubonja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy