Nesër takimi konsultativ i presidentes për datën e zgjedhjeve, konfirmohet prezenca e të gjitha partive

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së premte iu ka dërguar partive politike në vend, letër për takim. Në këtë letër thuhet se takimi do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me të marrë këtë letër, partitë politike u përgjigjen pozitivisht. Ftesa e presidentes është bërë për nesër (31 korrik 2024), në orën 14:00.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta’, tha Xhemajli.

Përderisa, pjesëmarrjen në takim nga pozita e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“LV do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LV-së, Glauk Konjufca”, ka thënë zëdhënësi Arlind Manxhuka.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK.

Prej LDK’së shkon kryetari Lumir Abdixhiku, ndërsa prej PDK’së ende nuk është bërë e ditur se kush do të shkojë.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave, e dyta PDK, e treta LDK dhe e katërta AAK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy