Haziri: Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haziri tha se Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar

banner

“Për t’i fshehur temat dhe problemet e nxehta që janë në Kosovë. Për shembull efektin e masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, kanë filluar 290 milionë kanë shkuar në 420 milionë. 260 milionë tenderë sekrete, që thirren brenda ditës dhe vendosin njerëzit e kësaj qeverie, është zullum i madh për buxhetin e shtetit”, tha ai në Klan Kosova.

“Në njërën anë i ka ndaluar investimet kapitale, dhe në anën tjetër për të organizuar tendere sekrete”, theksoi numri dy i LDK-së.

Ai foli edhe rreth takimit të nesërm që e ka thirrur presidentja Vjosa Osmani, me partitë politike.

Ish-kryetari i Gjilanit tha se subjekti politik që ai përfaqëson do të marrë pjesë në këtë takim dhe është gati për zgjedhje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy