“Prishtinën nuk e ka LDK-ja, Përparim Rama është i Albinit”, Besnik Berisha

by Nexhat

Besnik Berisha, avokat, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk është “njeri i LDK-së”.

Në “Pressing”, të T7, ai ka thënë se Rama është “njeri i Albin Kurtit”.

banner

Sipas tij, më lehtë Albin Kurti e zgjidh një çështje në Komunë të Prishtinës me një mesazh, sesa Abdixhiku me një javë negociata.

“Prishtina nuk është e LDK-së, Prishtina është e VV-së që qeveriset me një njeri të vënë nga LDK-ja. Po ta them me përgjegjësi, besa e besë me siguri, më lehtë Albin Kurti e zgidh një çështje me një mesazh në Komunën e Prishtinës sesa Lumir Abdixhiku me një muaj negociata. Përparim Rama nuk është i LDK-së”

“Për bindjen time Përparim Rama është i Albinit. Ai ka deklaru vet që nuk është me LDK-në, nuk ia ngjesh asgjë. Ka deklaru që ka njohje e miqësi me Albinin. Po ta them me përgjegjësi e siguri”.

“Nuk përjashtohet mundësia që ai në zgjedhjet  e ardhshme në taborin e VV-së”, ka thënë Berisha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy