Bashkimi Evropian ndanë 500 milion euro për Libanin

by engel

Komisioni Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje financiare prej 500 milionë eurosh për Libanin. Kjo është pjesa e parë e mbështetjes së përgjithshme prej 1 miliard eurosh të shpallur nga presidentja von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bejrut në maj 2024.

Paketa financiare bazohet në konkluzionet e Këshillit Europian të 17-18 prillit, në të cilat Bashkimi Europian përsëriti mbështetjen e tij të fortë për Libanin dhe njohu rrethanat e vështira që po përjeton vendi brenda vendit për shkak të tensioneve rajonale.

banner

Në këtë kontekst, BE theksoi nevojën urgjente për de-përshkallëzimin rajonal dhe u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen për zbatimin e Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006.

Pjesa e parë e paketës financiare të BE-së e miratuar sot, është 500 milionë për mbështetjen e Libanit dhe popullsisë së tij në 2024 dhe 2025. Paketa do të mbështesë reformat, sektorin e sigurisë dhe menaxhimin e kufijve, aktivitetin ekonomik dhe masat për njerëzit më vulnerabël në Liban.

Që nga viti 2011, mbështetja dypalëshe e BE-së për Libanin ka arritur në mbi 3 miliardë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy