Deklarimi i Presidencës për incidentin, Gorani: Me qenë ashtu duhet me i nderpre marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

by Nexhat

Pas incidentit që i ndodhi sot presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, ka reaguar edhe gazetari Dukagjin Gorani, i cili thotë se sipas deklaratës së Presidencës, lë të nënkuptohet se ka ndodhur një incident shumë i madh diplomatik.

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se raste të tilla nuk i ka ndodhur Kosovës asnjëherë më parë.

banner

“Nëse është mu interpret ajo deklartë, ajo duhet me u nënkuptu që prej natës së sotmi ne ishim dasht me I shjëput mardhëniet diplomatike me Maqedoninë, ish dasht me kap për veshi ambasadorin maqedonas edhe me qit përtej kufinit ish desht me e dërgu një demarsh edhe në Shkup edhe në BE për me tregu që në këso niveli alarmues janë sjellë me përfaqësues të shtetit tonë. Ne po ashtu e dim që kjo kurrë nuk ka me ndodhë. Une nuk mendoj që krejt ky interpretim që ka dalë në media nuk është i fundit, nuk është përfundimtar. Unë mendoj që gjatë ditëve do ti marrim vesh edhe detajet. Këso incidente neve nuk na ka ndodh kurrë, deri te kjo udhëheqje që e kem”, tha Gorani.

Ndryshe, pak më parë u raportua se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit derisa ka kaluar kontrollin kufitar i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj. Sipas presidencës së Kosovës një pjesëtar i sigurimit ka tentuar ta shtyjë presidenten

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy