Hezbollahu i ka filluar sulmet ndaj Izraelit

by engel

Hezbollahu ka nisur një sulme me dron në veri të Izraelit të cilen e konfirmon edhe ushtria izraelite që tha se u plagosen dy trupa izraelite dhe janë ndezur zjarre.

Dhuna erdhi pas vrasjeve javën e kaluar të një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban dhe udhëheqësit kryesor politik të Hamasit në Iran.

banner

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, tha në një deklaratë se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të “sulmeve dhe atentateve” të kryera nga Izraeli në disa fshatra në Libanin jugor.

Sulmi nuk duket të jetë një hakmarrjeje intensive ashtu siç pritej si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur në Bejrut javën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se shërbimet zjarrfikëse po punonin për të shuar zjarrin që u ndez si rezultat i sulmit në Ayelet HaShahar në Galilenë e sipërme.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme thuajse ditore për 10 muajt e fundit në sfondin e luftës në Gaza, por më parë ata e kanë mbajtur konfliktin në një nivel të ulët që nuk ishte përshkallëzuar në luftë të plotë.

Vrasjet e javës së kaluar të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhe komandantit të Hezbollahut, Shukur në Bejrut, ngritën tensionet në rajon. Izraeli po përgatitet për një hakmarrje të paralajmëruar nga Irani dhe milicitë aleate të tij./Euronews English

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy