Gjilan: Është gjetur një person i vdekur, nuk ishte parë tri ditë në publik

by engel

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, për të cilën është raportuar nga disa dëshmitarë se nuk kishte dalë nga shtëpia për tri ditë. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 02-04-.08.2024, në fshatin Shillovë të Gjilanit. Bëhet e ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është nën hetime.

“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për tri ditë. Me vendim të prokurorit, është hapur me forcë dera e shtëpisë, ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe prokurori dhe ekipi i zjarrfikësve, që kanë asistuar për tërheqjen e trupit, pasi ishte dekompozuar”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy