Mexhidi pas takimit me Kurtin: Diskutuam për çështje të rëndësishme, për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

by Nexhat

Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka mirëpritur Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin sot në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti i ka urur mirëseardhje Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit.

banner

“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore.

Tutje Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se me Kurtin diskutuan për çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

“Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!” shkruan Mexhiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy