Mickoski për incidentin në Aeroport: Janë ndjekur procedura standarde që i nënshtrohem edhe unë edhe Presidentja e Maqedonisë

by Nexhat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, pas një takimi me kryeministrin Kurti, kanë mbajtur konferencë të përbashkët. Ai është deklaruar edhe lidhur me incidentin e presidentes Osmani në aeroport.

Mickoski tha se kur ka fluturime komerciale procedurave i nënshtrohet edhe ai.

“Sipas informacioneve që i kemi nga personat zyrtarë të aeroportit është se ndiqen standarde të qarta dhe procedura ndërkombëtare kur kemi fluturime komerciale, dhe se këtyre procedurave i nënshtrohem edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe të gjithë personat zyrtarë që kalojnë pjesën VIP, edhe pse dua të them se unë atë nuk e përdor.”

Ai shtoi se i vjen keq për rastin dhe se nuk dëshiron që të përsëritet. Mickoski tha se presidentja Osmani është e mirëseardhur, madje tha se nëse njoftohet ka “kënaqësinë” që ta pres si nikoqit në aeroport

“Na vjen keq dhe nuk duam të përsëritet. Unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës dhe radhën e ardhshme, nëse marr informatë në kohë, do të kem kënaqësi ta pres si nikoqir në aeroportin e Shkupit dhe ta shoqërojë në kohën që do ta kalojë në aeroportin e Shkupit që t’u shmangemi këtyre incidenteve dhe sjelljeve të individëve që është problemi ynë i brendshëm që do ta zgjidhim brenda shtetit tonë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy