Përfundon protesta e serbëve në veri të Mitrovicës

by Nexhat

Ka përfunduar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Mitrovicës të cilët kundërshtuan hapjen e Urës së Ibrit për trafik. Protesta ka përfunduar pas gati një ore, shkruan KoSSev, .

Gjatë protestës ata “vendosën” me aklamacion kundër hapjes së Urës së Ibrit, ndërsa protestuesve iu ishte drejtuar ish-kreu i Gjykatës së Mitorvicës, Nikolla Kabashiq, i cili pushtetin e ri në Mitrovicë të Veriut të dalë nga zgjedhjet e fundit e ka quajtur si “administrim të detyrueshëm” dhe ka thënë se vendimet e marra duhet të anulohen.

banner

Ai ka deklaruar se për çdo vendim “të dëmshëm” do të mblidhen dhe ta “miratojnë” kundërshtimin me aklamacion.

 “Sa herë që ata marrin vendime të dëmshme dhe kundër vullnetit të qytetarëve këtu, ne do të mblidhemi në të njëjtin vend dhe do të miratojmë me aklamacion se nuk pajtohemi me këtë”, ka thënë ai.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se në protestë morën pjesë rreth 600 protestues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy