Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

by informim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për tensionet në veri. Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë.

banner

Kryetari Abdixhiku shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy