Kalimi i afatit për ndryshimet në Ligjin për Paga, Tahiri: Qeveria Kurti do ta përmbyllë mandatin duke lënë kaos në administratë

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka nisur mandatin me shkelje dhe se do ta përmbyllë duke lënë kaos në administratën e shtetit, shkruan Reporteri.net.

Këtë reagim e ka bërë duke iu referuar kalimit të afatit që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Qeverisë për korrigjimin e shkeljeve në Ligjin për Paga në Sektorin Publik

“Sot, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë afat qeverisë për t’i korrigjuar këto shkelje, kjo qeveri vazhdon që pasivisht t’i afirmojë shkeljet e veta, sepse nuk ka asnjë interes të bëjë diçka ku nuk sheh hapësirë për ndëshkim dhe penalizim të sektorit publik. Kjo qeveri e nisi me shkelje, dhe do ta përmbyllë duke lënë pas kaos në administratë të shtetit”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka renditur edhe disa prej gjetjeve në Aktgjykimin e Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa nene, ku më pas i kishe dhënë afat Qeverisë prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të vendimit të saj, t’i ndryshojë dhe harmonizojë ato nene me Kushtetutën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy