Shehu: Në Kosovë ka predikim të islamit politik

by Nexhat

Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu, tha se në Kosovë ka predikim të islamit politik, i cili e synon pushtetin.

“Në Kosovë ka predikim të islamit politik, dallimi është në sistemin e vlerave të cilat i predikon, te ne predikohet një fe pa ndërgjegje këtu është islam i haramit dhe hallallit.

Ekziston islami i vlerave që e synon paqen, dhe pastaj ekziston islami politik që e synon pushtetin”, tha Shehu në Rubikon të Klan Kosovës. Ai tha se islami politik synon të ketë kontroll në katër shtylla të pushtetit.

“Cilat pushtete synohen në Kosovë? Hoxhallarët duan të jenë lojërat në sistemin edukativ, duan të jem prezent në sistemin juridik, në çështjet familjare, divorce etj. Pastaj ta zëmë 120 vjet në Prishtinë nuk ka gazeta, nuk ka radio, ku e kanë marrë vesh njerëzit çka po ndodh? Në xhami e kanë marrë vesh. Këto katër shtylla të fuqishme të shtetit i kanë pasur hoxhallarët dhe këto po duan t’i riproduktojnë, por nuk munden”, tha Lulzim Shehu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy