Mëngjesin e së enjtes vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, tek pika kufitare Dheu i Bardhë.
Kështu të paktën tregojnë të dhënat e Qendres për Menaxhim Kufitar të MPB-së.
Sipas kësaj qendre, pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 2 orë në këtë mëngjes.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më ta gjata se 03-05 minuta për të hyrë dhe dalë nga Kosova.


