“Kosova t’i kthehet bashkëpunimit me aleatët”, DASH: Qeveria po rrezikon mundësitë që ne i krijojmë

by engel

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

Në konferencën e fundit për shtyp, Miller u shpreh se SHBA nuk i mbështet vendimet e pa bashkërenduara me aleatët, teksa akuzoi qeverinë e Kosovës se po vë në rrezik mundësitë që po i krijohen.

banner

“Jemi të shqetësuar nga vendimet e vazhdueshme të pa bashkërenduara të udhëheqjes së Kosovës. Besojmë se ata kanë vënë në rrezik mundësitë, të cilat ne e kemi ndihmuar Kosovës t’i krijojë. Nëse shikoni zhvillimet që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara fuqishëm kanë mbështetur integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e shumetnike.

Por, që të përmbushet ky synim, ne kemi bashkëpunuar vazhdimisht me udhëheqësit politikë të Kosovës në veprimet që kanë forcuar paqen e përparimin në vend dhe çojnë përpara Kosovën në rrugën euroatlantike.

 Ajo për të cilën e inkurajojmë qeverinë e Kosovës të bëjë është që t’i rikthehet bashkëpunimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtar të saj. E kemi bërë këtë të qartë këtë publikisht por edhe privatisht”, tha Miller.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy