Ushtarët e FSK-së po stërviten në SHBA për mbështeje me zjarr

by engel

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë po vazhdojnë me ngritjen e aftësive ushtarake përmes trajnimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e FSK-së thuhet se nëntogerët Shpëtim Hasani, Labinot Osaj dhe Arian Karaxha kanë përfunduar me sukses Kursin Bazik të udhëheqjes për Artileri Fushore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Trajnimi ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të Togut të Artilerisë, Oficer të Mbështetjes me Zjarr si dhe si Oficer të Drejtimit të Zjarrit.

banner

Si udhëheqës të Togut të Artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Howitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm).

Në modulin e Mbështetjes me Zjarr, përgatiten ushtarakët për specifikat e Howitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si dhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e Qendrës së Drejtimit të Zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize”, thuhet në një njoftim të FSK në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy