U rrëzua në tokë kur shkoi për të intervenuar në një zjarr, vdes zjarrfikësi në Klinë

by Nexhat

Një zjarrfikës ka vdekur sot në Klinë derisa ishte në krye të detyrës.

Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi ka shkuar të intervenojë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë.

banner

Vdekja e tij është konstatuar në QMF.

“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy