“Kosova e bekuar me mbështetjen bipartizane, duhet ta ruajmë këtë vlerë”, Hamza takim në Heritage Foundaton

by Nexhat

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se është takuar me James Caradano, një nga udhëheqësit kryesorë për politikë të jashtme dhe siguri në këtë fondacion dhe Max Primorac, ekspert i lartë në Qendrën “Margaret Thatcher”.

Hamza thotë se Kosova gjithmonë ka qenë e bekuar me përkrahjen bipartizane, qoftë nga administrata e demokratëve, ashtu edhe ajo e republikanëve.

banner

“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen bipartizane, qoftë nga administrata e demokratëve, ashtu edhe ajo e republikanëve. Shteti ynë duhet ta ruajë këtë vlerë dhe të përmbahet nga animet eventuale në politikën dhe preferencat zgjedhore të qytetarëve amerikanë. Kosova ka miq dhe i duhen miq në tërë peizazhin politik amerikan, prandaj edhe takimet e mia kanë në fokus ndërtimin e lidhjeve të fuqishme, si me demokratët dhe administratën Biden, ashtu edhe me republikanët dhe zyrtarët e administratës së ish Presidentit Trump”.

Sipas tij, polarizimi në Kosovë nuk duhet të eksportohet

“Na nevojitet puna e përbashkët. Ky ishte edhe premtimi im ndaj zyrtarëve në Heritage Foundation, Atlantic Council dhe ekspertëve të tjerë që takova këto ditë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy