Aksident i rëndë në Turqi, nëntë persona të vdekur

by engel

Nëntë persona raportohet se kanë vdekur dhe 27 janë lënduar pas një aksidenti në autostradës Ankara-Eskişehir në drejtimin Eskişehir në Turqi, pasi një autobus doli nga rruga dhe u përplas me mbrojtëset e betonit të urës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00. Ngjarja sipas mendiumit turk TRT Haber, ka ndodhur si pasojë e lëvizjes së autobusit në drejtim të urës dhe ka ngecur në këmbët e urës.

banner

Shumë zjarrfikës, ekipe kërkim-shpëtimi dhe mjekësore janë dërguar në rajon. Rruga ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e mbyllur për qarkullim.

Ministri Tunç njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë Perëndimore:

“Një hetim gjyqësor është nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë Perëndimore në lidhje me aksidentin që na theu zemrat dhe 3 prokurorë publikë janë caktuar nën koordinimin e një zëvendëskryeprokurori publik”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy