KFOR-i s’ka pranuar që të komentojë rreth ndonjë skenari të mundshëm në të ardhmen, në pyetjen se cili do të jetë qëndrimi i tyre si misioni i NATO-s nëse institucionet e Kosovës do t’iu kërkojnë që të largohen nga ura mbi lumin Ibër.
“Nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen”, kanë thënë nga KFOR-i.
KFOR në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë kanë përsëritur se bazuar në misionin e tyre që derivon nga Kombet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes dhe gjithashtu kanë thënë se vazhdojnë të kenë prani fikse në Urën e Mitrovicës dhe patrullime të rregullta në zonat afër.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, që derivon nga Kombet e Bashkuara, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë edhe përmes pranisë fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonën përreth”, tha një zëdhënës i KFOR-it për Radion Evropa e Lirë.