Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë

by engel

Pesë persona  kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Koreticë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

banner

“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit po trajtohen për plagët e marra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy