Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e palestinezëve në zonën Khan Younis dhe në kufijtë e zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli.
Lagjja al-Jalaa nuk do të konsiderohet më pjesë e zonës humanitare, raporton Times of Israel, pasi ushtria ka bërë të ditur se synon të sulmojë dhe të përfundojë aktivitetet e Hamasit.
“Për shkak të shumë akteve të terrorizmit, shfrytëzimi i zonës humanitare për aktivitete terroriste dhe gjuajtja e raketave kundër shtetit të Izraelit nga lagjja al-Jalaa, ngecja në këtë zonë është bërë e rrezikshme,” thotë IDF. Sipas ushtrisë, Hamasi ka inkorporuar infrastrukturën terroriste në zonë.