35
Policia ka njoftuar se kanë marrë informacione për një bombë në një diskotekë në Ferizaj, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Rasti po hetohet.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Ferizaj / 10.08.2024-03:09. Njësitet policore pas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.”