Një tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka në Parkun Natyror Korab-Koritnik

by Nexhat

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik, mbi fshatin Popinar, Njësia Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër

Zjarri është pikasur mbrëmjen e djeshme në Pyll Ahu, dëllinje e shkurre, ku shumë pranë pyllit me Pishë janë përshkuar e djegur rreth 4 ha. Zjarri është drejt vënies nën kontroll

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër. Po punohet për izolimin e plotë të zjarrit, por terreni shumë i vështirë dhe mbetjet e drunjve të prera ndër vite, bëhen pengesë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy